Duration 5000

“Kosova drejt izolimit”/ Politika e frikshme e Vuçiç

3 881 watched
0
17
Published 1 Aug 2023

Sipas Edward P. Joseph, ekspert amerikan i politikës së jashtme, Serbia jo vetëm që nuk bën asgjë kur bëhet fjalë për dialogun me Kosovën, por nën drejtimin e Aleksandër Vuçiqit po ndjek një prioritet strategjik shumë aktiv: izolimin e Kosovës. Kush nuk e kupton këtë, le të dëgjojë fjalët dhe të vëzhgojë veprimet e ministrave të Jashtëm, Ivica Daçiq, Nikolla Selakoviq dhe sërish Ivica Daçiq. Bllokimi i Kosovës për t'iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, është pothuajse një obsesion. Është baza e marrëdhënieve me Rusinë dhe komponenti kryesor i marrëdhënieve me Kinën, Iranin, Venezuelën, Kubën dhe vende të tjera. “Serbia nuk po e sfidon sovranitetin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në vend të kësaj, Beogradi po ndërhyn në aftësinë e Prishtinës për të vendosur marrëdhënie diplomatike me kombet e tjera dhe në përpjekjet e Kosovës për t'u bashkuar me ndonjë organizatë ndërkombëtare” – theksoi eksperti amerikan #maliizi #kosova #serbia #asociacion #dialog #marreveshje #kfor #nato #nato #prishtin Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO NTV Family on the WEB: ►Visit us on https://www.ntv.al ►Follow us on Instagram: https://www.instagram.com/ntv.al ►Like us on Facebook: https://www.facebook.com/NTV.Television ____________________________ NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota! Prodhim i NTV Televizion 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV ℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.

Category

Show more

Comments - 3